"Më premtuan punë në ndërtim", rrëfehet në gjyq i riu shqiptar që u kap në ‘shtëpi bari’

2 Gusht 2021, 21:22Kronika TEMA

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke mbjellë kanabis në një fermë kanabisi në Hartlepool.

Mediat angleze shkruajnë se shtetasi shqiptar Armand Hajredini ka thënë se e kanë detyruar që të merrej me kanabis, pasi e kanë gënjyer se do të kishte një punë në ndërtim.

26-vjeçari duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84 000 paund dhe këtë punë e bënte pa pagesë, ndërsa kishte marrë kërcënime ai dhe familja e tij që të mos linte punën. Kur policia mbërriti në banesën ku ndodhej Hajredini e gjeti atë në kopshtin e pasmë me çelësat dhe një celular në dorë.

Gjykata mësoi se shqiptari nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe ai flinte në një shtrat të vetëm në kuzhinë.

Ndërsa avokatja e tij tha se 26-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion pesë vjet më parë nga Franca, por ai humbi të gjitha dokumentet e tij të identifikimit dhe ai punoi në juglindje të vendit në tregtinë e ndërtesave dhe tek lavastoviljet.

Gjykatësi tha se ferma e kanabisit ishte një strukturë shumë e sofistikuar me llamba, kohëmatës dhe transformatorë me intensitet të lartë. Hajredini i tha një oficeri se ai kishte jetuar pranë Heathrou dhe se ka udhëtuar me tren për në Njukasëll.

1 komente në ““Më premtuan punë në ndërtim”, rrëfehet në gjyq i riu shqiptar që u kap në ‘shtëpi bari’”

  1. Zoni ijes says:

    Boll se na qat trapin me keto justifikime, ju niseni nga shqiperia apostafat per lek te shpejt jo per mdertim
    Te rrini aty ne burg dhe tu shkerdhehet nena bytheqire na nxorret bojen
    Djemet shqipetareve te lindur dhe te shkolluar ne angli kurre nuk e bejne kete pune
    Ju zgjebesa qe nuk keni as shkolle as zanat vetem u turreni njerezeve ti vjedheni me cfare kane
    Celbesire rri tani aty provo dhe rrocken e zezakut dhe hajde vazhdo zanatin e plaqkitjes ne fshatin tend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje