“Vëllai i vogël pa të gjithë skenën”,  zbardhen detaje tronditëse nga vetëvrasja e 13-vjeçarit në Mat

31 Korrik 2021, 12:48Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ditës së djeshme kur një 13-vjeçar u vetëvra aksidentalisht me një armë gjahu në Mat.

Mësohet se 13-vjeçari ruante bagëtitë e një fqinjit të tij i vetëm në mal. Ishte pikërisht pronari i dhenve, i cili i kishte dhënë atij armën, me të cilët ai fatkeqësisht u vetëvra teksa luante me të.

Raportohet se me të në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë edhe vëllai i tij i vogël, vetëm 11 vjeç, i cili ka parë të gjithë skenën e tmerrshme dhe ky i fundit ka bërë plot 2 orë rrugë në këmbë nga stani në shtëpi për të lajmëruar prindërit për atë se çfarë kishte ndodhur me të vëllanë.

3 komente në ““Vëllai i vogël pa të gjithë skenën”,  zbardhen detaje tronditëse nga vetëvrasja e 13-vjeçarit në Mat”

  1. Safiu says:

    Policia duhet te arrestoj fqinjin per armen. Kjo ceshtje duhet te trajtohet ashtu sic duhet. Nuk mund ti jepet femijeve arme kot se koti

  2. Moisi Golemi says:

    Mendoj se vrasjen e ka bërë aksidentalisht vëllai i vogël 11-vjeçar. Eshtë e pamundur të vetëvritesh aksidentalisht me çifte. Ka mundësi që vëllai i vogël të ketë qenë duke lozur me çiften dhe ia ka drejtuar vëllait të tij më të madh. Pasi e kuptoi çfarë bëri, ka vrapuar për të lajmëruar dhe nga frika ka thënë se vëllai i madh u vetëvra aksidentalosht me çifte.

    1. Illyria says:

      Nuk ka rendesi kush e beri. Rendesi ka varferia qe i coi dy femije vetem ne stan te ruajne dhente e fqinjit. Dy femije ne mal, me pushke, dy ore larg shtepise. Ky eshte shteti shqipetar qe punon per mirqenien e vendit e popullit. E pastaj cuditemi psr duan te ikin shqipetaret. Jeta e nje shqipetari, e nje femije kushton shume pak. Ndersa sulltani ka vajt duke bere show ne Liban, ne pritje te “heronjve xhihadiste”, qe per pak nuk çliruan Sirine. Turp qe femijet tane ne Shqiperi punojne per buken e gojes, dhe pastaj vetevriten nga pakujdesia! Turp, Edi Rama, a me degjon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje