Operacioni anti-drogë te 'Varri i Bamit', gjykata lë në burg 4 të akuzuar, “arrest shtëpie” shoferit të “Benz”-it që i iku në mënyrë spektakolare policisë

30 Korrik 2021, 15:39Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 5 të arrestuarit e operacionit të zhvilluar tek “Varri I Bamit”.  

Gjykata vendosi arrest shtëpie për drejtuesin e Benz-it që nuk iu bind efektivëve të policisë, 26-vjeçari Gazmir Cani. Ndërsa, Gentian Kore, 47 vjeç, Erjon Prengaj, 32 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, do të qëndrojnë në burg. Ata janë akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar te ‘Varri i Bamit’ u sekuestruan 1.2 kg kokainë ndërsa shpërndarja e drogës kamuflohej me kuti picash. Aktiviteti kriminal zhvillohej në biznesin e Gentian Kore.

5 komente në “Operacioni anti-drogë te ‘Varri i Bamit’, gjykata lë në burg 4 të akuzuar, “arrest shtëpie” shoferit të “Benz”-it që i iku në mënyrë spektakolare policisë”

  1. Qyterar i zakonshem says:

    Ee…e. i hiku .! Çar thua mor shoku.? Vet thua me poshte se e denuan me arrest shtepie. Ateher si i hiku?! Ndoshta duhet ti shpjegohet djalit se ” qeveria e kap lepurin me qerre “.

  2. Xoni says:

    Po te kishte shyp ndonje polic, do ishte me detyrim paraqitje…haha

  3. tironsi says:

    nuk e keni kuptuar cfare ndodhi iku sepse deshi policia te ikte sepse policia e mori vesh qe po filmohej, se ndryshe kete te fortin do ta kishte qare nenia , por te falenderoj ata gazetaret se te mos ishin jeta e tij kushtonte 1 dollar per policet.

  4. AGUSH says:

    Car THU mer tironc PREJ kuksi BERI mire qe IKU sepse gazetaret Jane PJESE E grupit kriminal qe
    vajten per ta shpetuar drogen ne makine.
    DO ta SHOHESH se SHPEJTI ate LALEN ne burg
    TE BEJE GATI BREKET e hekurit

  5. Soreto says:

    Sakte. Si u ndodh gazetari trap me kamer ne dore gati per filmim. Pak investigim dhe del kush e ka informuar dhe pse. Duhet qartesuar se cdo veprim jashte ligjit i cilitdo gazetar eshte i denueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje