Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK, pesë funksionarë të Ministrisë së Brendshme, për abuzim me tenderat.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020.
Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.”-thuhet në njoftimin e KLSH.
KLSh pse nuk kontrollon edhe drejtorin e policise ne Shkoder qe ka kushtu sa i biri t Amen. Jane vjell miliona e asnji nuk mban pergjegjdi…..
Ka 30 vjet qe vidhet ne tenderat e uniformave te policise prandaj kesaj ceshtje duhet ti shkohet deri ne fund me rigorozitet….
Urgjentisht duhet te hapet puntoria ushtarake qe te prodhoi uniforma si per policine, ushtrine si dhe policite private. Me hapjen e kesaj puntorie eshte me e lete kontrolli per abuzime, kjo puntori prandaj u mbyll per te vjedhur….
Arben Shehu eshte ish-avokat i Albpetrol dhe gruaja e tij (Elvana Cicolli) ka gjykuar ceshtjet e Albpetrol kunder Kontrollit te Shtetit. Elvana i ka dhe te drejte Albpetrol dhe aktualisht Arben Shehu ka anulluar auditimin e pare dhe ka nis nje tjeter me nje grup krejtesisht pa eksperience pune per te audituar Albpetrolin sepse e kane kapur per topesh e nuk e lejojne ta publikoje. Vend i shkerdhyer ca prisni po mbathjani se ky vend sbehet me