Kush është 30-vjeçari që u vra në Lushnje dhe zanafilla e sherrit me kushërinjtë

29 Korrik 2021, 12:31Kronika TEMA

Ky është 30-vjeçari Romeo Hasalla i cili mbeti i vrarë mëngjesin e së enjtes nga kushërinjtë e tij pas një konflikti pronësie në Garunjas të Lushnjes.

Ishte ora 6 e 30 e mëngjesit të së enjtes kur Romeo bashkë me dy vëllezërit dhe babain e tij kishin shkuar në tokat e tyre për të punuar me traktor. Aty kanë gjetur dy kushërinjtë e tyre, vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla, të cilët kishin vetëm dy ditë që ishin kthyer nga Italia.

Pasi kanë debatuar fillimisht në mënyrë verbale, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe Kastriot Hasalla dyshohet se ka gjuajtur me çifte në drejtim të kushërinjve të tij.

Për pasojë ka mbetur i vrarë në vend Romeo Hasalla, ndërsa është lënduar babai i tij  Shaip Hasalla 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert Hasalla 31 vjeç.

Ata kanë shkuar vetë me makinë në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

E tronditur, nëna e viktimës tregon se mosmarrëveshjet lindën për tokën.

“Ajo është tokë shtet, çunat e patën mbjellë, ata thonë është toka ime, vajtën atje, nuk di nona gjë më, për punë toke i raftë zjarri”.

Vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla menjëherë pas kryerjes së krimit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ata janë shpallur në kërkim nga policia e cila ka sekuestruar edhe armën e krimit.

5 komente në “Kush është 30-vjeçari që u vra në Lushnje dhe zanafilla e sherrit me kushërinjtë”

  1. Kritiku says:

    Shqipëri moj e mjerë gazetarët shpellarë gjuhën ta kanë dhjerë!

  2. spartak says:

    Kjo është POLICIA e Ripjelljes , që , megjithëse ka pasë dijeni e është sinjalizuar e njoftuar disa herë për sherret e konfliktet e tyre , ka detyrë vetëm me mbledh provat .
    Detyrës Nr. 1 me Kushtetutë, i ka bo naftën qysh kur . Tani ka detyrë veç me fryu xhepat .
    Kjo është fytyra e shtetit .
    Paret e shezllonave, me Qarkore Ministrie, filloi me i mbledh Blendi Klosi, e për tu vra , u vranë 4 djem mu në mes të Velipojës , ani se policia ishte njoftu për sherret e konfliktet disa herë .
    Ani .
    Ajo shkoi e mblodhi provat, sepse i duhen për me formulu akuzat, që do bien e zbythen një nga një, duke i konvertuar me pare .
    Mjerë ato që ikën .
    Mjerë nënat, që do i qajnë evlatët deri sa të jenë gjallë .
    Rroftë policia .
    Rroftë shteti .
    Rrnoftë Naltmadhnia .
    Rrnofte mbreti .

    1. Toni says:

      O spartake cfaj ka shteti policia etj kur ne shqiperi skane akoma kulturen qe prona eshte e pa prekshme te tjeret tregojne nivelin e ulet

  3. Dudo says:

    Ca te bej policia ti shkoj mprapa cdo banori atje tek tokat ti ruaj se mos vriten.??

  4. Spartaku,prijësi i sklleverve says:

    “Polici” kishte ne kohen e qoftelargut Sali Ram Berisha.
    Ministër i Brendeshem, Agron Musaraj merrej me kontrabande nafte me Serbinë dhe transport kinezesh nga Albania n’ Talie, me transport ndërkombëtar droge, ndersa sot ndërtues i ” sukseshem”, zëvendësi i tij maloku Agim Shehu ( me xhungle ne balle ), aftësia e tij ishte dajaku kundër atyre qe nuk donin ” baben”.
    Flamur Noka, malok 400 karat, qe urinen e bënte si qente, ne rreze te pemëve ne bulevard, zanati i tij ishte vjedhja e Albanise ( deri dhe motrat e tij kane shtepi pushimi ne Sarande, te fituara me djersen e “ballit”) si dhe dajaku dhe plumbi per njerëzit qe kerkojne rregull.
    Mbi te gjitha Ministrat e Brendeshem te halese Sali Berisha, urdhrat i merrnin nga Liria, Argita dhe Zeni.
    Kjo ishte “policia”, ne kohen e se ciles, nuk kishte vrasje, dhe krimet “zbardheshin brenda 24 orëve rrugëtim drite”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje