Gjykata e Tiranës ka rikthyer masën e pezullimit nga detyra për ish-numrin 2 të OFL-së, Artan Shkëmbin.
Ky i fundit akuzohet nga organi i akuzës së ka nxjerr sekretin hetimor, në lidhje me disa hetime që kryeshin nga autoritetet gjermane për 2 trafikantë droge, Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn.
Një vit më parë autoritetet gjermane i dërguan letërporosi SPAK, dhe kërkuan nisjen e hetimeve për Artan Shkëmbin, me Prokurorinë e Posaçme që nisi hetimet për “korrupsion” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.
Njoftimi i Gjykatës:
Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim A.SH, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënëvae sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259 të Kodit Penal. Shtetasi A.SH është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.
Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 ka vendosur:
-Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim A.SH.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.SH.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vetem pezullim nga detyra? Pse jo burg per kete mut? Ky eshte me i keq se kriminelet qe ka ndihmuar.
Nje b-qim i shitur tekrimi si shume te tjere ne radhet e policise e drejtesise
Nuk e kuptoj këtë, “pezullim për herë të dytë” . Më fal per injorancën. Por nga ky shkrim kuptohet sikur herën e parë e paskan pezulluar. Dhe mundësisht të jetë inkuadruar përsëri në radhët e policisë, ofl. Ore po si ka mundësi që, rehabilitohet tjetri edhe pasi provohet që është në shkelje të ligjit.? Një duartrokitje për shtetin estradë. Kjo është Shqipëria që duam, ta thonë ata . Ne jemi ndryshimi, ta thonë ata të tjerët. Dhe më e bukura është se pasi i pushojnë, këta hapin gjyq kundër qeverisë, dhe marrin nga 40 rroga shpërblim. Fullani ka marrë më shumë pa punë se kur punonte. Ikni o gjyzele se nuk bëni dot shtet.