Vendimi i gjykatës për Fatmir Mediun, reagon kreu i SPAK: Çështjes së Gërdecit do t'i shkohet deri në fund

27 Korrik 2021, 17:59Kronika TEMA

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit, humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. Sipas Gjykatës, kërkesa e SPAK-ut “është e pabazuar në ligj”. Nga ana e saj dhe Prokuroria e Posaçme i tha Zërit të Amerikës se vendimi i sotëm është po ashtu “i pabazuar në ligj dhe se do të ankimohet menjëherë”.

Për rastin e zotit Mediu, SPAK, u vu në lëvizje pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Ish ministri i Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, dhe nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që përfshiu një numër të madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve. Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap më kurrë.

Në kërkesën e vet, SPAK, argumentonte se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më.

Fillimisht SPAK ju drejtua Gjykatës së Lartë e cila më pas vendosi se kompetencën tanimë e ka Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar. Kjo e fundit, sot, pas një shtjellimi të gjatë juridik, i kujtoi prokurorisë se organi i akuzës, kishte patur mundësi që pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit për ndjekjen penale të zotit Mediu, por dhe pas vitit 2012 kur pengesa e imunitetit u hoq.

Sipas Gjykatës “nga viti 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e Kodit të Procedurës Penal, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit”. Për më tepër, Gjykata vëren se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar. “Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë” vlerëson gjykata.

Por SPAK nga ana e vet është i mendimit se vendimi I sotëm “është i pabazuar në ligj dhe do të ankimohet menjëherë”. Dretuesi I Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i tha Zërit të Amerikës se “kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund, në respekt të procedurave ligjore.

17 komente në “Vendimi i gjykatës për Fatmir Mediun, reagon kreu i SPAK: Çështjes së Gërdecit do t’i shkohet deri në fund”

  1. #Gopisti I NSHRAK-ut says:


    Ju
    SPAKarë
    Ju
    Gjyqtarë
    A jeni prindër
    Në rradhë parë!
    .
    Në hyni në hak
    Në fëmijët “e huaj”
    Më zi e provofshit
    Në fëmijët Tuaj!

  2. Bardha says:

    Ai gjyqtari per cfare problemi nuk i intereson hetimi i gredecit,si ka aarritur ai qelbesire te veproje per te penguar hetimin e nje tragjedie qe akoma hajdutet e kriminelet akoma nuk jane hetuar e denuar akoma,apo jane pregaditur per te ndaluar edhe hetimet e cdo krimi qe ashte bere ne keto 30 vjet,njerzit duhet here e ditur se do vije nje dite qe njerzit e populli do i rrethoje e do i shtypin keto krimba qe ala nuk e kuptojne qe koha e kriminelave te shpellave te vicidolit ka mbaruar,turp per nje gjyqtare qe bashkpunoi me ne kriminel

    1. bato says:

      Ne cdo vend ku funksionon shteti ligjor ai ka procedura. Zbatimi i procedurave eshte po aq i rendesishem, sa zbatimi i ligjit. Padrejtesia e mos gjykimit te Mediut per sa kohe ceshtja ka qene brenda afateve nuk mund te rregullohet me padrejtesine e gjykimit te tij pasi ka kaluar cdo afat ligjor. Gjykatesi ka zbatuar ligjin dhe fajin nuk e ka ai por prokuroria qe e la kete ceshtje te paprekur deri diten kur hapja e saj u be e pamundur ligjerisht.

  3. Assa says:

    O njeri o tjetri .Te dy bashk nuk mund te rine.O gjyqtari ne detyre ,o prokurori i Spak se na cuditet .Nje ligj njeri e lexon dhe interpreton ndryshe tjetri ndryshe .Skilet qe nuk kan b… do gjejne gjithnje artifica .Kete kan bere gjith kohes kete vazhdojn e bejne .

    1. Kent says:

      Duhet te thirren te pandehur ish prokurorit i përgjithshëm dhe ai prokurori qe ka patur çeshtjen Gerdeci ne shqyrtim, qe nuk kane kerkuar heqjen e imunitetit te F.Mediut,me 2009,por kane mbyllur dosjen.Akuza eshte e qarte”shoetdirim detyrë”.
      Po kesaj GJKKO,qe nuk pranoj kerkesen e SPAK,nuk i mjaftojnë gjaku i 26 viktimave e 250 te plagosurve.?

  4. shqip says:

    Mos e lini bastardin. Se po u provua fajësia e ndyrësires, do dalë edhe Saliu në skenë. Do zoti dhe ka lënë 1% integritet. Se ne fakt Shqipëria është e gjitha për veting.

  5. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    sunitet jane tu bo…..shtet, thjesht duhen disa muaj,vite,ndoshta dhe dekada!
    Kujtoj se Laver bithqiri per 45 vjt thau nje kenete e ndertoi disa stalla lopesh ,kshq duhet te prisni……..”shteti” nje dite do te vij……..gezuar ramazonin!

    1. Moisi Golemi says:

      Laveri të thau p!dhin e sat’ëm, b¥thqir grekfolës.

    2. Flm bythqiri says:

      Leri shqiptaret ti ore gabzer ,nje dite do ta gjejne rrugen e duhur ,ajo qe lindi eshte dhe do mbetet purane eshte mamaja jote , qe putane beri kopilin sj ty,eshte putane dhe do mbetet deri ne fund se pallohet me papulin per nje dore grosh ……..
      Kurse per Laverin ke te drejte , te thau zoren , te beri te baje buk misri me dhall te thartuar , bobota deri sa te zuri bytha rjet merimange ……ptuuuuuu vromjari ik e beji nje pip te mire Janulles

  6. Po po me gjygjtare kriminel si Erjone Qela që hane leket e Mediu e të Shkelzenit në mute do vetin says:

    Po po me propagande ne e dime se ju do i shkoni deri në funde!!!!??. Por me gjygjtare kriminel si Erjone Qela që hane leket e Mediu e të Shkelzenit në mute ?? do veteni

  7. Nedi says:

    Kesaj ceshtje do ti shkohet gjer ne fund thote drejtuesi i prokurorise. Pordhe me rigon. Aliazhi prokurorí gjykate po behet me i forte. Gjithshka eshte falsitet. As do te kete reforme ne drejtesi. Turp, turp. Cdo te thone njerzit pas kesaj? Kurrfare fije shprese. Pandeshkueshmeria do te sundoje sot dhe neser.

  8. Eleni Eli says:

    Të dhjefsha gjykatat shqiptare!
    Çfarë bëhet kështu me ne shqiptarët o Shqipëri zeza?

  9. Me tall byçèn says:

    ??????????????????

  10. O çam i qelbur burgu të pret bashkë me këta që janë bërë bashkë me krimin.

  11. Kim jongu says:

    Shteti ka rene, perderisa nuk gjykohet e jo me te denohet qe nuk behet fjale. Ishim optimiste per drejtesine qe vetingu do spastronte njerezit e sistemit te drejtesise ku kullojne ne pasuri te luajteshme e te pa luajteshme. Ne jemi si ne vitet 1960 ku aksionet ishin ç’do te diel, dhe puna e drejtesise punon me aksione. Pandeshkueshmeria e te fortit, politikanit dhe gjith ketyre plerave me imunitet, tregoji se sa i pa fuqishem eshte shteti para krimit. Ketu duhej te mblidhej gjith shteti urgjentisht, per te dale ne nje konkluzion ku te sqarohet populli, tu thuhet se ne si qeveri jemi te dobet para krimineleve, çohuni e merini fatet tuaja vete ne dire. SHQIPERIA NUK BEHET.

  12. ?????? says:

    Kur te arrestohey

    Sali krimineli
    Fatos hajdutit
    Ilir super hajduti
    Edvin palla hajduti edhe i pa afti .
    Atehere do te kem besim ke spaku perdryshe harroje se behemi shtet ..

    1. asnjeansi says:

      Po Edvini , ke ka vrare , qe te arrestohet ? ! Edvini i pa afte ?!?! Te fitosh 9 zgjedhje te pergjitheshme dhe lokale , na qenke i pa afte ? Po a mund te na permendesh ndonje me te afte se Edvini ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje