Krimi në familje trondit Klosin: Gruaja dhe vajza dhunojnë deri në vdekje 47 vjeçarin

26 Korrik 2021, 08:49Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gurrë e Vogël në Klos.

Policia bën me dije se një 47 vjeçar ka mbetur i vrarë ku dyshohet se autorë janë gruaja dhe vajza e viktimës. 

Më tej, bëhet me dije se:

“Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dhe dokumentimin me prova ligjore të saj”, nënvizon policia. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje