Trafiku i rënduar, shkaku kryesor i aksidenteve në verë

24 Korrik 2021, 19:30Kronika TEMA

Rritja e numrit të aksidenteve kryesisht në muajit e verës, për ekspertët e sigurisë rrugore kanë shkaktarë kryesorë trafikun. Zgjidhja, thotë eksperti Artur Sulçe, nuk është fushata e gjobvënieve nga policia.

Një tjetër arsye, eksperti Sulçe veç alkoolit sheh dhe rritjen e numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike që drejtojnë makinat nën efektin e tyre.

Edhe pse pjesa më e madhe e rrugëve janë në gjendje optimale pas investimeve të kryera vit pas viti, Sulçe veçon disa akse që vlerësohen si pika të zeza në sistemin rrugor shqiptar.

Në krye të listës prej vitesh vijon të mbetet segmenti Tiranë-Durrës, aksi që përballon dhe fluksin më të lartë të automjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje