Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Gjirokastër.
Policia njofton se viktimë është shtetasja A. T., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Dyshohet se ajo nuk dilte prej vitesh nga banesa, ndërsa kufoma kishte disa ditë brenda shtëpisë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pse duhet te permendet « vuante nga probleme tr shendetit mendor »? Beni expertizen dhe ne rast se vdekja eshte pasoje e nje vetvrasjeje atehere shpjegoni arsyet e vdekjes, por ne rast se ka vdekur nga nje atak kardiak apo ndonje semundje tjeter c’rendesi ka vuante apo jo nga nje crregullin i shendetit mendor