FOTOT: Kishte shtëpi bari, burgoset reperi shqiptar në Angli

23 Korrik 2021, 16:38Kronika TEMA
FOTOT: Kishte shtëpi bari, burgoset reperi shqiptar në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram dhe Youtube ai tallej me personazhe publike.

Biba 20 vjeç, pas disa vitesh qëndrimi në Francë, dy vite më parë shkoi në Angli.

Në fotot e publikuara në Instagram ai shfaqej me makina të shtrenjta apo duke darkuar në lokale luksoze si ai Shard në një prej kullave ikonike të Londrës.

Në pamundësi financiare për të jetuar një jetë luksi dhe pa fitime prej muzikës së tij iu fut rrugës së pasurimit duke ngritur një shtëpi bari në zonën Coventry.

Duke iu referuar mediave angleze Top Channel raporton se, në adresat 4, 6, dhe 8 Wren Street in Hillfields policia gjeti 4 shtëpi bari ku në njërën prej tyre do të arrestohej edhe lezhjani Dionis Biba.

Në shtëpinë e barit ku u kap Biba u gjetën 210 rrënjë kanabis me një vlerë prej 300.000 stërlinash ishin montuar edhe kamera sigurie.

Bashkë me reperin shqiptarë u arrestua edhe shqiptari tjetër Ervin Delija, 24 vjec.

Të dy shqiptarët u dënuam me nga 15 muaj burg secili dhe do të dëbohen në përfundim të dënimit.

Disa muaj më parë Biba ishte protagonist i një investigimi të Daily Mail pasi u zbulua se ai kishte publikuar disa video udhëzuese se si mund të hysh ilegalisht nga Spanja një Angli.

3 komente në “FOTOT: Kishte shtëpi bari, burgoset reperi shqiptar në Angli”

  1. Pdeja tha se ishte ndryshimi Nja 1Lazarat e kishin vendosur te risnin nunrin e qyteteve says:

    Po ky tete vjet te Sales ishte kenaq se beri shtepi bari ne Lezhe, Ça iu desh trapit ne Angli.

  2. Loni pe betoni says:

    Rrot kari. Tipike shqiptar, bejne dy lek e hapen bythesh

    1. Fatos says:

      Rrotë kari, mafia bën miliarda dhe nuk hapet bythësh, komplet gabelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje