A je e gatshme që të hetosh kolegët e SPAK? Prokurorja Bejko: E drejtë që ma jep ligji, s’ka konflikt interesi

23 Korrik 2021, 10:02Kronika TEMA

Dorina Bejko, kandidatë për të qenë pjesë Strukturës së Posaçme  Antikorrupsion (SPAK) në intervistën e para Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shprehur se është e gatshme që të hetojë dhe kolegët e saj nëse shkelin ligjin.

Teksa u pyet nga anëtari i KLP, Tartar Bazaj, prokurorja që kandidon për në SPAK u shpreh se nuk është konflikt interesi që të hetojë kolegët e saj, pasi këtë të drejtë ja jep ligji.

Tani kjo që thatë ju është e parashikuar në ligj që prokurorët e SPAK, mund të hetojnë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e posaçëm.

Nuk mendoj që është konflikt interes, pasi çdo kush që ka marrë atë detyrë i ka marrë përsipër dhe këto situata. Nuk mund të them që është një praktikë normale, por duhej bërë.

Kush do ta hetojë nëse nuk e hetojmë ne që jemi një strukturë më elitare”, u shpreh Bejko.

Prokurorja Bejko së bashku me prokuronin Adnan Xholi kandidojnë për të qenë pjesë e SPAK.

1 komente në “A je e gatshme që të hetosh kolegët e SPAK? Prokurorja Bejko: E drejtë që ma jep ligji, s’ka konflikt interesi”

  1. rexha 10 says:

    Pikerishte ,,, PO TE ZBATOHEN VETEM LIGJET ,EDHE ME KANUNIN E SALIUT,QE ESHTE NJE TJETER REFORME MJAFTON VETEM TA
    PERDORESH LIGJIN ,I MBYLLE GOJEN CDO HALEJE TE KORRUPTUAR QE BEJNE PJESE NE C’DO FUSHE TE JETES.
    PROBLEMI ESHTE SE MBRAPA LIGJIT QENDRON MALIQI ,.SI THOSHTE SALIU NE ZGJEDHJET QE BEHESHIN:FITORJA NUKE M’VARET NGA NUMRI I VOTUSEVE ,PORE NGA RISTANET E NUMERUSEVE .DHE KESHTU LULUSHI FITOI BAHKINE E TIRANES KUNDREJTE EDI RAMES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje