Emigranti nga Zvicra me “Lamborghini”-n e marrë me qira ndalohet sërish nga policia në Borsh

23 Korrik 2021, 09:19Kronika TEMA

Shoferi i Lamborghinit i cili para pak ditësh u ndalua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës. Express ka kapur momentin kur mërgimtari nga Zvicra ndalet nga Policia e Shqipërisë.

Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.

Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.

4 komente në “Emigranti nga Zvicra me “Lamborghini”-n e marrë me qira ndalohet sërish nga policia në Borsh”

  1. Fatos says:

    I marrë me qira dhe pa targë?

  2. Nejse ... says:

    Nuk e kuptoj keto lloj lajmesh. Jane gazetaret kaq shume te zgjuar dhe ne nuk i kuptojme apo ….. ?

  3. mendja medias says:

    Makine me qira, pa targa?! Ndekrohe pronari nuk e dinte, se ashtu ishte nje pune?! O media, o gazepa, a do mesoni te llogjikoni dhe te lidhni ca detaje?! Po si ju mban dheu me kete injorance qe ju karakterizon?!

  4. ILIRET says:

    Po thashe une. I kap policia, u ve gjobe. Gjoba nuk paguhet ne vend. Ai iken perseri me shpejtesi.
    – Ven gjobe thote, sa t’dush ti vene.
    Dhe iken. Nuk ka ligj qe ta paguaje gjoben, pastaj te levize.
    Dhe shkon be Zvicer, as gjobe nuk paguan, as lesh. Ajo makine e mare me qera, nuk vjen perseri ne Shqiperi. Gjeje leprin, ti veshes opingat.
    Ky koqevari vitin tjeter vjen me makine tjeter. Prape me shpejtesi sketerre.-. Ven gjobe. Sa t’dush ti vene.
    Dhe shkon perseri ne zvicer. As gjobe, as lesh.
    Vitin tjeter, perseri ne Shqiperi me makine tjeter….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje