Një gjyqtare është kërcënuar në Tiranë ndërsa uniformat blu të kryeqytetit kanë arrestuar 39-vjeçarin, Andri Leka.
Mësohet se arrestimi është bërë në zonën e Komunës së Parisit.
Ndaj 39-vjeçarit tashmë rëndon akuza për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit”.
“Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komuna e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të metejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Perse e ka kanosur? Ose eshte i cmendur ose ka nje aresye. Atehere zgjidhja e ceshtjes duhet te filloje ne gjykate duke perfshire edhe gjykatesen e “kercenuar”.