Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucet e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.
Kjo e dhënë që llogaritet si dëm ekonomik nga gjykata e posaçme rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave , për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë, por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në garë ka edhe abuzime të tjera që lidhen me cilësinë dhe sasinë e çështjeve policore, raporton TCH.
Por ish-drejtoresha e blerjeve të përqendruara Edlira Naqellari thotë se prej vitesh policia shqiptare është veshur me donacione të shteteve të ndryshme ku përfshihet dhe Turqia dhe se edhe sot , policia e shtetit nuk e ka të qartë se sa është numri i efektivëve përderisa shumë të rinj rekrutohen e të tjerë dalin në pension apo lirohen nga detyra.
Po dëshmia me interesante është ajo e një ish-polici që e prezanton veten si themelues i komisariatit dixhital, një institucion virtual tek i cili janë dorëzuar mjaft denoncime që nga parkimet e gabuara, ndërtimet e paligjshme dhe shpërdorimet e detyrës.
Për këtë arsye i dyshuari Klevis Hasani shton se ka qenë bashkëpunues me SPAK dhe i është përgjigjur çdo pyetjeje të prokurorit.
Të tjerë kërkojnë të lirohen me argumentin se kanë probleme shëndetësore apo se duan që qëndrojnë pranë të afërmve dhe familjes.
Pse merreni me gjera koti… nuk ju ben pershtypje se ka mbaruar 90% e lotit 2-3 ne dalje nga veri perendimi me drejtim jug lindien per lotin 24 te daljes nga tirana sic futesh nga kodra mbrapa qershive te Muzos?
Mungojne thote 236.000 artikuj… ai tjetri nuk pruri fare byrzylik dhe ishte tender 5 milon eurA, ky te pakten solli ca kartona me bluza.
Vlen per te permendur se bluzat ishin te hekurosura sipas te thenave te administratorit(te me falni per fjalen administrator, por ky keshtu e cilesoi veten, se ne te fshatit i themi pergjegjes, ju nga tirona i thoni administrator, llogariteni vete sikur te thonit qemoti “administrator i fafrikes te traktorave” ???)
Kur policia nuk mbron dot veten nga hajdutet merreni me mend sa mund te na mbroje ne te tjeret. Komedi dhe tragjedi bashke.
Llogarit me cfare argumenti mbrohet ajo banditja: Nuk dihet numri i policeve?!?!?!?!?
Rrezik te thote nuk di se sa veta ka ne familje? Se ca lindin e ca vdesin!
Me keto argumenta kerkon t’i shpetoje burgut kjo baxhelle?