Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një shumë prej 20 080 euro të padeklaruara, si dhe ka proceduar penalisht poseduesen e shumës monetare.
Policia njofton se ka nisur procedimin ndaj shtetases L.F, e cila jetonte në Greqi.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, një automjet tip “Jeep”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Per nje gje i jap te drejte km Kurti, qe sipermarrjet politike rajonale km Rama i ben pa e vrare mendjen nese duhet t’i parashoh ceshtjet me motren Kosove dhe sivellain e tij. Ndodh keshtu se Rama i vetekenaqur mendon se ka te drejte, tipar i mburravecve. Per rrjedhoje, si kurre me pare, marrdhenjet ndershterore shqiperi- Kosove ndodhen me piken zero.
Është bërë vështirë të manovrosh kursimet pa u taksuar në çdo kohë .