Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, paralajmëroi se mbingarkesa e punës së prokurorëve rrezikon të shtojë stokun në atë nivel sa të bëhet i papërballueshëm.
Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë me rastin e 5-vjetorit të miratimit të Reformës në Drejtësi, Çela tha se situata është mjaft e rënduar për shkak të vakancave që po krijohen.
“Nga ajo që parashikojmë për në vjeshtë, kjo situatë do të rëndohet edhe më tej. Çka e bën të domosdoshme ndërmarrjen e hapave konkretë në drejtim të ribërjes së hartës gjyqësore. Rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet gati i papërballueshëm në kushtet e vonesës të riorganizimit të strukturave të prokurorisë”, tha Çela.
Ai kërkoi ndryshime në ligjin e magjistraturës dhe gjithashtu që viti i tretë në shkollën e Magjistraturës të jetë vit pune, sepse sipas tij do të sillte rifreskim dhe energji të reja për sistemin.
Çela shtoi se ka gjithashtu boshllëqe për mënyrën sesi është konceptuar funksionimi i bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe KLP. “Garantimi i pavarësisë së prokurorëve duhet të shoqërohet me rritje të llogaridhënies së tyre. Mungon matja e performancës së tyre. Sistemi aktual ka nevojë për përmirësime”, tha ai.
Ate e di edhe gomari por cfare beni ju?apo do qaheni nja njeqind vjet derisa te mos ekzistoje asnje padites pasi te kene shkuar nen dhe!Maskarenj!
Filloni me peshkaqenet. Mos u merrni me cironkat, lerini ne fund. Apo s’ta mban bytha?
Ateher kjo do te thote se kta Spak e Prokuroria e ktij nastradinit
nuk pa punpojne sepse jane mbytur nga Dosjet lol !
Kjo do te thote se kta jane te paafte ?
Nuk perballojne dot punen /volumin ?
–
Kush jane Pergjegjesit per kte Corbe ?
A jane vene para Pergjegjesise ata qe krijuan kto Stoqe Dosjesh ?
Nqs e sjikoni si te paperballushme Punen me Dosjet si prokurore , hapni Krahun me te Zoteve ,atyre qe
punpojne nate e dite .
Pa punuar ,vetem me deklarata medieve me justifikime sigurishte qe do shtohetn Stoqet e dosjeve o maskarenje te paafte !!!!!!!!
Boll u tallet Maskarenje ,jepni doreheqje menjijher
Cela, ky “Gerhime pa fund” i ka dhene gjithe sinjalet qe nuk do te punoje.
Me se meret ky Çela? Se ku e kam pare ne film po tani nuk po me kujtohet. Blerim Çela ishte me i shemtuar po punonte.