VIDEO: Me 494 mijë euro tenton të largohet nga Muriqani, shikoni ku i i kishte fshehur

23 Korrik 2021, 10:36Kronika TEMA

Në doganën e Muriqanit janë sekuestruar 494.785 euro. Mësohet se paratë i janë sekuestruar 56-vjeçarit Rudolf Radi, me origjinë nga Tirana.

Policia sqaron se Radi ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz”, dhe gjatë kontrollit në vijën e dytë u gjetën të fshehura në mjet, 494.785 Euro.

Shuma e madhe e parave nuk ishte deklaruar nga 56-vjeçari, ndaj dhe u bë sekuestrimi i tyre nga autoritetet.

Ndërkohë mësohet se Rudolf Radi është arrestuar dhe mbi të rëndon akuza për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

9 komente në “VIDEO: Me 494 mijë euro tenton të largohet nga Muriqani, shikoni ku i i kishte fshehur”

  1. Kastraveci says:

    I ka pasur “HALLALL.”
    ME “PUNË” I KA BËRË DUKE VJELUR QERATË E SHPIJAVE TË KUQE
    POLICI E “POSHTËR ” NUK I LË DJEMTË
    TI KENAQEN JETËS ME PUNË TË “NDERSHME

    1. kosovari says:

      Verejta me vemendje por nuk gjeta se ku i kishte fshehur ato qindra mijra dollare. Nisur edhe nga titulli, vallahi-bilahi kisha kuriozitet te madh, por ç’e do se dola huq…!!!

      1. BUJARI JU DEGJON says:

        Si nuk e pe ore byrazer,ishin fshehur ne tavolinen e policise. ? ?

  2. Drini says:

    Deri ne kohen kur ishte drejtor ne Shkoder Niko Brahimaj, kalimin e makinave me para te sjella nga jashte e bente Niko personalisht.
    10 % e shumes ishte gjoba.

  3. k says:

    Sa eshte rritur ekonomia në shqipëri. E tha edhe guvernatori i bankës shqiptare. Dmth se eshte gjë serioze.

  4. l’operatorio “zmut” says:

    nuk jane parate e keti mavrise ore jooo po te ndonje biznesmeni a politikani.
    e moren ne qafe te shkretin

  5. Pensionist says:

    Ai ”nuk ka ditur asgje”! Parate ne makine kane qene futur nga te tjere persona, te panjohur dhe pa dijenine e tij…
    Bravo Policise se Shtetit!

  6. Artan says:

    Keta jane thjesht varfanjake qe shfrytezohen nga bosat e medhenj

  7. Idealisti says:

    Pergezime policise se shtetit, me te vertete Jane treguar profesionalist, per here te pare qe Policia e Shtetit ben nje sekuetrim te kesaj permase ne Murriqan. Pergezime. Sigurisht kjo shume parash eshte mundi dhe djersa e nje “puntori te ndershem!!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje