26-vjeçari shqiptar në Itali nuk i mbijeton sulmit me thikë, e vranë 2 bashkatdhetarë

24 Korrik 2021, 11:07Kronika TEMA

Nuk ka mundur që t’i mbijetojë dot plagëve 26-vjeçari shqiptar, i cili u plagos me thikë të premten në Romë. Mediat italiane shkruajnë se i riu ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se viktima është Atjon Lopci. Ai iu nënshtrua një operacioni një ditë më parë, por plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë pas shpine ishin shumë të rënda.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona. Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje