Aksidenti i autobusit me shqiptarë të Kosovës, reagon kryeministri kroat: Jemi me familjet e viktimave

25 Korrik 2021, 10:40Kronika TEMA

Këtë të dielë një aksident më 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar është regjistruar në Brod të Kroacisë.

Autobusi me targa të Kosovës ishte i i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar për aksidentin fatal nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”.

“Ne jemi me familjet e viktimave dhe jemi në mbështetje të autoriteteve të Kosovës”, është shprehur ai duke shtuar se ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Mbrojtjes Civile janë në “Slovanski Brod” për të ofruar kujdes shëndetësor për të plagosurit.

“Me trishtim të madh morën lajmin për aksidentit e një autobusi në “Slavonski Brod” ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai.

1 komente në “Aksidenti i autobusit me shqiptarë të Kosovës, reagon kryeministri kroat: Jemi me familjet e viktimave”

  1. bekimi says:

    Ngushellime familjeve te viktimave. zoti i forcofte per perballimin e kesaj tragjedie njerezore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje