I shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë, plagoset 50-vjeçari në Malësi të Madhe

25 Korrik 2021, 09:22Kronika TEMA

Ardian Narkaj, 52 vjeç, i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë, është plagosur mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe.

Ngjarja u regjistrua në Dukagjin, ndërsa mësohet se ai është plagosur gjatë operacionit të RENEA për arrestimin e tij.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa Narkaj është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, e ndodhur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbetën Gjergj Shota dhe Ton Ulaj, pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje