Klosi është tronditur nga një krim i rëndë në familje, ku gruaja dhe vajza dyshohet se kanë vrarë një 48-vjeçar. Krimi në familje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit.
Dyshohet se 48 vjeçari Ylber Lezi është vrarë me mjete të forta brenda banesës së tij dhe autorët paraprakisht mendohet se janë vajza dhe bashkëshortja e tij.
Së fundmi lidhur me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar kryeplaku i fshatit Gurrë e Vogël, Ibrahim Elezi i cili tha se ka dëgjuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dielës britma në banesë, por pasi kanë shkuar aty bashkëshortja Mine Lezi ka refuzuar të hapë derën.
“Dëgjuam zhurmë dhe dolëm jashtë, dera e tyre ishte e mbyllur, nuk kishim si hynim brenda. Lajmëruam policinë. Ka qenë përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ka qenë me probleme mendore, vajza ka pak ditë që kishte kaluar në depresion.
Gjendja ekonomike e vështirë, mblidhen të gjitha ato… Iu kishim lidhur energjinë elektrike, dhe e kishin shkatërruar, merrte ndihmë ekonomike 60 mijë lekë, Ylberi ka qenë i goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë. Ka qenë prokurori brenda në banesë, nuk vonoi as gjysmë ore policia për të ardhur”, tha kryeplaku.
Me nje fjale familje vari .arin