Gjendet i vdekur një 13-vjeçar në Kurbin, dyshohet se u vra aksidentalisht me armë

30 Korrik 2021, 09:19Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac të Kurbinit, ku një 13-vjeçar me inicialet R. Keçi, është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë.

Burimet bëjnë me dije se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën. Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.

Paraprakisht dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje