Kokaina në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”, GJKKO lë në burg Bajron Gumenin

31 Korrik 2021, 11:25Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bajron Gumenin, menaxher i kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Gumeni u vu në pranga në 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e tij kishte porositur një ngarkesë me banane.

Përgjatë këtyre ditëve, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie, ndërsa në kërkim për këtë dosje vazhdon administratori tjetër i “Alba Exotic Fruit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje