Zëri i Amerikës: SPAK këmbëngul për procesin ndaj Mediut, i shpëtoi plotësisht gjykimit për tragjedinë ku vdiqën 26 persona

2 Gusht 2021, 17:49Kronika TEMA

Në Shqipëri Prokuroria Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ankimoi sot vendimin e Gjykatës së posaçme të Shkallës së parë e cila nuk pranoi kërkesën për për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec

SPAK e paralajmëroi këtë lëvizje menjëherë pas vendimit të Gjykatës, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në ligj”. Prokuroria e Posaçme këmbëngul se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, nuk ekziston më motivi që çoi Gjykatën e Lartë në vitin 2009, që të pushnte çështjen ndaj ish ministrit të Mbrojtjes..

FIllimisht kërkesa e SPAK u shqyrtua nga vetë Gjykata e Lartë e cila ja kaloi si kompetencë Gjykatës së posaçme të Shkallës së parë. Kjo e fundit, më 27 Korrik shpjegoi se organi i akuzës, kishte patur mundësi që pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit për ndjekjen penale të zotit Mediu, por dhe pas vitit 2012 kur pengesa e imunitetit u hoq.

Gjykata vërejti për pasojëm se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar, duke qenë se kanë kaluar mbi dhjetë vjet.

Ndërsa një numër i madh personash u vunë nën akuzë, për ngjarjen në të cilën humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ish ministri i Mbrojtjes i shpëtoi plotësisht gjykimit.

6 komente në “Zëri i Amerikës: SPAK këmbëngul për procesin ndaj Mediut, i shpëtoi plotësisht gjykimit për tragjedinë ku vdiqën 26 persona”

  1. qytetar says:

    Ne burg Vrasesin e 26 shiptareve te pafajshem.
    nanen ku e kemi si komb … nq.s. Medi gerdeci tall bithen me ne shqiptaret.

  2. qytetar says:

    Ne burg Vrasesin e 26 shiptareve te pafajshem.
    nanen ku e kemi si komb … nq.s. Medi gerdeci tall bithen me ne shqiptaret.
    O zot…
    Ngrihen me Molotove per kriminelin Bisha dhe heshtin per kete krim makaber !!!!!!!!!!!!!!!

  3. epo kjo pune says:

    te hiqet klauzola e parashkrimit… te votohet ne shtator dhe me ligj te mos kete kufizime kohore… vetem nese I dyshuari nuk jeton me… do e votoje Luljeta e PD? ta Vere kusht BE e SHBA ndryshe drejtesia do katandiset polli Mali nje mi

  4. k says:

    Z.medi,të qifshin qentë e Haitit,motrën dhe vajzën.

  5. Emigranti says:

    Si mund te parashkruhet nje veper penale kur janë vrare 26 qytetare…..siç duket gjykatesit Shqipetare ne vend te ujit pine diçka tjetër ?????

  6. Ilirian says:

    Për vrasje nuk ka parashkrim në asnjë vend të botës ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje