Pas sherrit merr bombolën e gazit dhe i djeg shtëpinë kushëririt, arrestohet 58-vjeçari në Shkodër

6 Gusht 2021, 12:42Kronika TEMA

Një 58-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi tentoi ti vinte flakën banesës së kushëririt.

Ngjarja është regjistruar në Shkodër, ku 58-vjeçari për motive të dobëta me anë të një bombole gazi ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje