Pas hetimeve për dy persona që trafikonin kokainë në Spanjë është vendosur që të sekuestrohen pasruitë e paluajtshme dhe të luajtshme si produkt i veprës penale.
Atyre i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme: 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2; 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2; 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;
pasuri të luajtshme: 3 automjete; 4. 645.700 lek në llogari bankare; 7. 435 euro në llogari bankare.
Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka u arrestuan në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’. Atyre i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë. Këta persona kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash.
Këto shtetas me anë të personave të tjerë dhe veprimeve fiktive kanë fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të pasurive duke investuar në sektorë ekonomik, duke krijuar shoqëri apo blerë dhe shitur pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
Në përfundim të hetimit shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
I biri i gjykatesit te diktatures e te Saliut qenit e birit te qenit Shaqir Gradica
788 kg kokainë! Hajde pidhi s’omës! Ia paskan kalu edhe xen çeçenit.
Po Ringun nuk e sekuestruan????? Se i vellai atij qe ka Ringun eshte ky Ndoci. Ky ndertuesi V Ndoci nga shofer i Bashkim Ulajt u be me qender tregtare si Ring ke Zogu Zi. Tani kuptojeni vete o lexues me cfare te ardhurash u ndertua Ringu