Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Denis Dodën, menaxheri i kompanisë, në kontejnerat e së cilës u gjet 7 kg kokainë.
Doda ka mohuar të ketë dijeni apo të jetë i implikuar në trafikun e drogës, duke hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës.
Kujtojmë se më 6 gusht, Policia njoftoin se gjatë kontrollit në kontejnerët e kompanisë “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë u gjetën 7 kg kokainë. Lënda narkotike është gjetur në pjesën e kapakëve të ventilimit të kontejnerëve e ndarë në disa pako.
Policia ka gjetur edhe një GPS që u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.