“Ballkani i Hapur”, qeveria gjermane për mediat e Kosovës: Çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm

11 Gusht 2021, 16:15Rajoni TEMA

Gjermania e mbështet hapur iniciativën e re në rajon ”Ballkani i Hapur”.

Në një përgjigje për mediat e Kosovës, qeveria gjermane prononcohet se çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm dhe e rëndësishme është të jetë gjithpërfshirëse.

“Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”, ka  zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Qeveria gjermaninë inkurajon vendet e Ballkanit Perëndimor të zotohen në detyrat urgjente pvr të finalizuar katër marrëveshjet për lirinë e udhëtimit.

“Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale.

Siç nënvizoi kancelarja gjermane, Merkel, gjatë konferencës së shtypit pas Samitit të Procesit të Berlinit më 5 korrik, përpjekjet duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”, ka shtuar zëdhënësi.

Nga kritikët, ”Open Balkan” është parë si një devijim i rrugës drejt BE të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, por për qeverinë gjermane se perspektiva europiane e rajonit të Ballkanit Perëndimor bazuar mbi metodologjinë e re të zgjerimit mbetet e pandryshuar.

7 komente në ““Ballkani i Hapur”, qeveria gjermane për mediat e Kosovës: Çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm”

  1. Franci says:

    U pa puna , sna duan ne EU , duan te na shtyjne ne “shengenin e vogel te Ballkanit perendimor ” Duan te na heqin qafe pasi jemi popuj te kategorise se dyte per ” ata “…..me pak fjale dhe do riciklojme dhe tregetojme njeri tjetrin deri sa te japim shpirt ……do na hedin ndonje kocke te lepime dhe ne …….thone se do na kene gjithmone prane , dhe se do jene te interesuar per ne ……..se sa solidaritet do kete e pame qarte me shperndarjen e vaksinave kunder covid 19 ….. e pate se sa solidaritet shfaqen europianet me ne ?? Jo vetem kaq , por filluan nje investigation te papare se si u futen ne Shqiperi vaksinat ….. se ketij corapekuqit tone si ri dhe goja rehat …..po kjo eshte tjeter histori …….
    E para , kush do mendoje per ne nese tregu , ose investitoret te tregojne gjithe egersine e tyre sic e treguan me shtetin Helen ?? Dhe kush do futi doren ne xhep per shpetim nese drejtohemi drejt gremines ??Apo do na shpetoje Maqedonia e Veriut ?? Sigurisht dhe anasjelltas qe te mos keqkuptohem ……qe nuk na duan ne gjirin e tyre sdo mend dhe shkolle shume …….keshtu eshte kur je shtet i vogel dhe i varfer …… tere jeten do rish gati tu , dhe sdo keshe kurre nje krenari e te quajturit vend sovran …….nje jete lypes …….dhe do ngrihesh e do ulesh sa here te komandojne ……

    1. Neroni says:

      Vende te vogla te varfra ishin edhe Letonia, Lituania, Estonia, Sllovenia, Sllovakia, Bullgaria, Kroacia po BE i mori. Shqiperia vuri ne krye Fatosin, Saliun e Edin, prandaj ngeli me gisht ne goje.

  2. Lex1 says:

    Rri si mut nashi Zotni Bini

  3. Taulant says:

    prit gomar te mbij bar edhe gjermanet.
    nuk na duan ne BE dhe na thone futuni ne hale.

    1. Ilirjan says:

      Sa NYJE qe jeni o shqiptare te mjere! Jeni pjesa me e dhjere e kombit, qe mban zvarre edhe ata qe nuk e meritojne.

  4. jetnor says:

    Ku marin vesh derrat e kosoves, ju thote babai i tyre Sali NON GRATA qe kete pune e ka bere Edi Rama…
    O te trashe kthjellohuni se po lini nam, rezoheni Albin kafshen se po ju merr ne qafe…

  5. Gomeret e Prishtines says:

    Mossss…!! Hajradinaj dhe Albinaj po ua them cope edhe une…. Nuk na rruhet fare edhe neve per lulat si ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje