E arrestuar për korrupsion, SPAK përfundon hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha

11 Gusht 2021, 12:51Kronika TEMA

SPAK ka mbyllur hetimet duke dërguar për gjykim dosjen e Gjykatës së Krujës, ku mes të akuzuarve është edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Hoxha akuzohet për veprën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Një ndër bashkëpunëtorët e Hoxhës për nxjerrjen e të dënuarve nga burgu përmes raporteve false dhe vendimeve të pambështetura në ligj, sipas SPAK është edhe avokati Aldo Tabaku.

Ky i fundit sipas SPAK bëntë rolin e sekserit mes familjarëve të të dënuarve dhe gjyqtares Hoxha me qëllim lirimin e tyre.

Pjesë e dosjes së SPAK është edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci, e cila akuzohet se përgatiste dosjet e gjykimit në atë mënyrë që të dënuarit që kishin paguar të dilnin pikërisht para Enkelda Hoxhës për gjykim.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme janë një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit, ndërsa vetë te akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.

2 komente në “E arrestuar për korrupsion, SPAK përfundon hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha”

  1. Realisti says:

    15 vjet burg minimumi I ka hallall bajga e zeze!!

    1. Prasi i Lushnjes says:

      Joooo 15vjetburg se nva 15 behen 10 nga 10 per sjellje te mire behen 3 nga 3 me hickla e mickla hiqet denimi ,se ka nenen re semure dhe eshte vetem …..doni ta denoni dhe ta mbaj mend burgun ???????
      1jave burg tek meshkujt ……do tja cqyejn farfallen …….nje hip e nje zbrit ……pastaj lereni te lire te shkoj me kembe ne shtepi , po shkoi dot , te me cponi hunden …..
      Keta pisa dhe pise duhen cfarosur nga drejtesis ere , po kata jane te gjithe te zhyturne gjol …..ke tezezh e ke te lesh ……e kish bere me mend Saliu , e beri drejtesine qe mos tevijene rruge te drejte te pakten per 10-15 vjet ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje