Tentativa për arratisje nga burgu 313, gardiani tregon gjithçka ndodhi: Më goditën me leva në kokë

11 Gusht 2021, 14:47Kronika TEMA

Zbardhen detaje nga tentativa për t’u arratisur nga burgu “313” në Tiranë e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit. Lidhur me ngjarjen ka dhënë detaje dhe  Myfit. Xh,  specialist informacioni në IEVP ‘Jordan Misja’, i pari që u përball me Arbër Çekajn.

Ai ka deklaruar në dëshminë e tij  ka për detyrë të menaxhojë gjithë aktivitetin e institucionit dhe rreth orës 14:20 është njoftuar nga përgjegjësi, specialisti i trupës, se i paraburgosuri Lulëzim Çepele kishte dëmtuar damarët e dorës së djathtë dhe u shoqërua në infermieri për ndihme mjekësore.

Nga ndihmës mjekja i është konfirmuar gardianit se pacienti kishte nevojë për qepje në spital.Pasi ka bërë njoftimet e domosdoshme për të bërë shoqërimin e Çepeles te Spitali i Traumës, në orën 14:55 është njoftuar se një i burgosur është kacavjerrë në një mur të godinës A nga tarraca e ajrimit. Ai është Kacavjerrë me një litar. Ishte i burgosuri Fatmir Pjetri.

Myfiti thotë është ngjitur vetë për neutralizimin e këtij të burgosuri, ai kishte në dorë një hekur në formë harku.

“Në shesh u përballa me te, duke e ndalur atë me ka goditur me hekur në kokë dhe më ka dëmtuar. Po me këtë levë ka goditur punonjësin e portës”, ka thënë ai.

Në momentin që është neutralizuar Fatmir Pjetri i burgosuri tjetër Arbër Çeka ishte duke zbritur në të njëjtin litar që kishte zbritur Pjetri dhe i është drejtuar portës kryesore. Në këtë moment është prangosur edhe ai. Myfiti tregon se më pas ka shkuar që të marrë edhe ndihmën nga mjekët pasi ishte dëmtuar në kokë.

1 komente në “Tentativa për arratisje nga burgu 313, gardiani tregon gjithçka ndodhi: Më goditën me leva në kokë”

  1. Drejtesia e munguar says:

    Po arme a kane keta rojet? Ata qe ruajne muret duhet te kene edhe arme. Kur shikojne se kolegu sulmohet athere populli thote te lumte dora kur I con nje plumb ballit plerave qe jetojne me taksat tona dhe prape nuk vene mend. Kriminelat e kanë vendin ne hell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje