Agjenti tregon të vërtetën mbi shitjen e Lukakut

13 Gusht 2021, 22:05Sport TEMA

Pasi Romelu Lukaku u zyrtarizua si lojtar i ri i Chelsea, agjenti i futbollistit belg ka vendosur që të tregojë të vërtetën e tij në lidhje me transferimin e bujshëm, që ka tërbuar tifozët e Interit.

Sipas Federico Pastorello, ishin pronarët e klubit zikaltër ata që e shitën.

“Ju garantoj që Marotta dhe Ausilio (administratori i deleguar dhe drejtori sportiv), si dhe trajneri Simone Inzaghi, bënë gjithçka që të mos lejonin operacionin. Por, ka disa rrethana që i kalojnë kompetencat e tyre dhe gjithçka varet nga urdhrat që japin pronarët”, lexohet në një komunikatë të agjentit.

Më tej, ai shtoi se ka marrë kërcënime pas blerjes së Lukakut nga Chelsea.

“Nuk mund të toleroj gënjeshtrat, ofendimet dhe kërcënimet që kemi marrë (edhe familja ime është kërcënuar). Janë kaluar kufijtë”, tha agjenti i belgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje