Përkeqësohet situata e Covid në Kosovë: Tetë të vdekur, 2 mijë e 236 infektime të reja

19 Gusht 2021, 15:55Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar 2.236 raste pozitive me virusin Covid-19.Gjatë kësaj periudhe nga koronavirusi kanë vdekur tetë  persona.

Njoftimi i plotë:

19 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.

Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

7 komente në “Përkeqësohet situata e Covid në Kosovë: Tetë të vdekur, 2 mijë e 236 infektime të reja”

  1. tirona says:

    Qeveria e kosoves i ka mare masat!!!!! Nuk ka dasma me me shume se 150 vete dhe lokalet deri ne oren 10 ,kush don me nejt me shume i nis per ne Shqiperi qe te kendojne e te kercejne deri ne oren 12….. Bravo kurti

    1. Iliri says:

      Per ty “Tirona” nuk kane rendesi te vdekurit. Per ty ka rendesi qe Kurti eshte me i zoti se Rama!
      Talibanizmi nuk ka brire! Edhe talibanet nuk e canin bythen per te vraret dhe te vdekurit. E rendesishme per ta ishte qe tribute e tyre te komandonin.
      Si keshille po te them “me perulje” o “I madhi Efendi”, qe ta nderosh pseudonimin Tirona. Kete po ta them per dy arsye. Arsyeja e pare eshte se TIRANA eshte e te gjithe ne shqiptareve. Arsyeja e dyte eshte se “TIRONA” eshte e Talibaneve, qe mendojne se Tiranen e kane privatizuar njelloj si dhe talibanet ne tribute e veta dhe i kane vene emer te ri “Tirona”. Injorant! Eshte pikerisht salibanizmi qe bashkon “TIRONEN” me talibanizmin e Kurtonizmit….Edhe emrat e tyre, Saliu dhe Kurti i kane marre nga Afganistani. Une ve bast se emri yt i verete eshte Mustafa.

      1. Lani says:

        Po ben humor ai o Ilir! Lexoje dhe njeherë e do sqarohesh.

  2. Fatosi-kosove says:

    Gazi i madh kur te bin rasadi thoshin te vjetrit, eshte e tmerrshme se si qytetaret e kosoves askush ama askush nuk respekton distance,nuk mban maske dhe per me teper edhe bejne hajgare me covid 19, ashtu si edhe qobani mender ministri vitia,i cili deshtoi me barin qe premtoj vitin e kaluar tash siq thoshte rrahman morina vrima e miut 300 qese !
    E dhimbshme kur shef 2336 veta te infektuar dhe spitalet perplot,kurse qeveria dhe qobani mender ministri vitia luajne me popull, e gjithe kjo kinse po mendojne per ta qe ne fakt eshte joshja dhe mashtrimi per bashkatdhetaret tek te cilet i Kane syte,ne fakt JO tek ata si njerez por ne xhepat e tyre, siq thot populli sa te kete budallej i menquri do te haje,kurse sot themi sa te ket budallej i poshtri do jetoj.

  3. Valbona says:

    Qellimi kryesor i Talebanit Albin Kurti dhe Salibanit eshte lufta kunder Edi Rames, jo kunder kovidit 19!

  4. Ze qir says:

    RRNOFTE MRETI AJATOLLAHU ALBINLADENOVICI.
    KOSOVARET qe nuk e kane VOTUAR vdesin se ai te VETET i ka ne dias pordhe / ne kutite postale te mbushura me vota te fallsifikuara /

  5. Tirona says:

    O zoti Ilir nuk eshte faji im pse nuk e kupton ironine ,sa per tirone, une jam nga nje katun i tirones qe ka dy kala nje ilire dhe nje e ka pas motra e Skënderbeut dhe jam atje pa lind tirona ,ti nuk e di nga je?????? Nqs ty te duket mase kunder kovidit dasma me 150 veta me fal !!!!!!!!!! Dhe e fundit mos perzini fene ne keto muhabete se mua nuk me intereson fare dhe ju dhe gjithe te tjeret nuk jeni askush te gjykoni as muhamedin dhe as krishtin……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje