Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: I pazoti! Po i paguan borxhet Serbisë

22 Gusht 2021, 16:22Rajoni TEMA
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: I pazoti! Po i paguan borxhet

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti.

Haradinaj shprehet se Kurti nuk duhet të mbajë më peng popullin, por të sjellë vaksina dhe jo të kandidojë ministrin e Shëndetësisë për kryetar të Prishtinës.

“Qeveria duhet të fokusohet në vaksinim, duhet të sjellë vaksina, të ketë plan për vaksinim, të mos e shpërfillë këtë gjendje në mënyrën se si e ka shpërfillur deri tash dhe si e ka shpërfillë me kandidaturën e ministrit të MSH-së për kryetar komune.

Kjo gjendje tregon edhe joseriozitetin e shefit të Qeverisë dhe dëgjoj plotë që kërkojnë dorëheqjen e Vitisë, por faji është te shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, e sheh të arsyeshme të kandidoj ministrin e shëndetësisë për kryetar komune.

Nëse ky është kualiteti se si do të përballet ai me sfidat që ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, më mirë është të japë dorëheqje sot, mos me mbajt peng popullin dhe të mos i vonojë veprimet e duhura në lidhje me pandeminë”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj e ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj Serbisë duke deklaruar se po i paguan borxhet asaj.

“Janë mjaft situata kur Kurti po tregohet i pazoti me u përball me Serbinë, ose po i paguan borxhe Serbisë që ia ka Kurti. Për shembull nuk po flasim më për taksën që është heq, e reciprocitetin që nuk është vendos, por është çështja e rritjes së importit nga Serbia, kjo flet shumë, pastaj si mbërrimë deri te bllokat, si mbërrini qeveria jonë me e gjet që bllokat e Serbisë e paskan njëfarë mase të caktuar që po i kthejka ata në pozitë të barabartë me bllokat tonë”, ka theksuar ai.

3 komente në “Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: I pazoti! Po i paguan borxhet Serbisë”

  1. Dauti says:

    Ah ju jeni koqe kanari qe te dy, Ti more rrambush je i mire te te ngarkosh me dru ne pyll kurse ky talibani Al-binladen eshte finok e i duket vetja si i madhkur ne fakt eshte nje mize ne bythe te kalit

  2. raul says:

    Ky dru me pre Rambushi do perkthyes se flet mrroklla dhe ne kohen percjellore hajde shqipe hajde. Kurse naltmadhnija e tij Ajatollah mullah Al Bin Laden Alien hunderr kundrapedal talebani i Prishtines tash per tash eshte i zene me udhezimet per Bojken mustaqemiun per koncertin e Goran Bregovicit dhe dy muajt qe vijne do merret me sulme kunder Edi Rames dhe pas 2 muajsh pastaj deri per vit te ri 2022 do merret me genocidin serb te vitit 1913 dhe hyrjen e Idriz Seferit ne Shkup dhe tradhtia e tij ndaj shqiptareve duke u a dorzuar Shkupin pas 3 ditesh Serbve. Pastaj Al Bi Ladeni talebani nga viti i ri 2022 do filloje te merret dhe me popullin e Kosoves. Duroni bre pak, mos beni hajgare se po lodhet boll Ajatollahu i Prishitines me Maxhukat e vetcvendosjes , levizja talebane naziskine flakehedhese ne kosove.

    1. Uueeee,
      Cfare frustrimesh neurotike bre,… nese kjo nuk asht patologjike, atehere Raul, nuk egziston ky fare c’regullimi psikomental
      Bravo Albin se je tua iu lujt mend serbofilave dhe berllogave te monizmit Enverian.
      Kosova ka me mbrojte shqiptarizmin e Ju, jashtqitjet e Serbise mbroni aleancen tuej, tashma publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje