Rëndohet situata e Covid në Kosovë, tetë viktima dhe 2,279 të infektuar në 24 orë

21 Gusht 2021, 15:40Rajoni TEMA
Rëndohet situata e Covid në Kosovë, tetë viktima dhe 2,279

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi  2.279 qytetarë të infektuar me Covid në 24 orët e fundit,  ndërsa 8 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025. Në total numri i rasteve aktive është 18.287.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje