SHBA-të i dhurojnë Kosovës 500 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

20 Gusht 2021, 17:14Rajoni TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë Kosovës 500 mijë doza të vaksinës “Pfizer”.

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken shkroi në “Twitter” se “kjo dhuratë përfaqëson lidhjet e palëkundura dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”.

“Së bashku mund ta mposhtim Covid19”, tha më tej Blinken.

Vaksina “Pfizer” aplikohet në dy doza për person.

Dhurata vjen në një moment zhvillimet dhe krizash. Më e afërtja është ajo e Afganistanit, ndërsa Kosova ka shfaqur vullnetin për të pritur refugjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje