Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti për lejimin e ndërtimit të Universiteit paralel të Serbisë në Mitrovucë të veriut.
Qalaj i ka kujtuar Albin Kurtit se kur ishte në opozitë bënte zhurmaxhiun kur shteti i Kosovës dërgonte njësitë speciale të policisë në veri, kur ndalej treni serb.
“Është momenti që dikush të jep përgjegjësi. Duhet shkarkim i menjëhershëm i ministrit Rakiq. Ende s’duam të besojmë se Albin Kurti po e kthen Serbinë në Kosovë, edhe pse paralajmërimet janë ogurzeza – njëherë duke mos e vendosur reciprocitetin, pastaj duke larguar barrierat tregtare për materialet ndërtimore nga Serbia dhe sot me universitetin paralel serb në veri të Mitrovicës”, ka thënë Qalaj.
Deklarata e plotë e Rashit Qalajt nga PDK:
Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria që udhëheq ai u dorëzuan sot para Serbisë në veri të Kosovë! Vënia e gurëthemelit për ndërtimin e Universitetit paralel të Prishtinës nga ministri i Kurtit, Goran Rakiq, dhe qeveritarët serb me një buxhet prej 6 milionë eurosh nga Beogradi, janë kapitullimi i tij pa kushte, por edhe dështim e rrezik për jofunksionalitet afatgjatë të asaj pjese.
Fatkeqësisht, krekosjet e dikurshme kuq e zi e me protesta si opozitar zhurmaxhi kur futeshin njësitë speciale të policisë së Kosovës në veri, kur ndalej treni serb e organizoheshin zgjedhjet e Kosovës, kanë marrë fund turpësisht dhe pikërisht në momentin kur tani e ka gjithë fuqinë dhe pushtetin për të vepruar.
Por kryeministër, pafuqinë tënde në veri përdore të paktën duke kërkuar llogari tek vartësit e tu, te Ministri i Brendshëm dhe Ministrja e Arsimit, se si lejuan që ky skandal i përmasave të rrezikshme të ndodhë para syve tuaj dhe në mes të ditës, në shpërfillje të plotë të sovranitetit shtetëror.
Është momenti që dikush të jep përgjegjësi. Duhet shkarkim i menjëhershëm i ministrit Rakiq. Ende s’duam të besojmë se Albin Kurti po e kthen Serbinë në Kosovë, edhe pse paralajmërimet janë ogurzeza – njëherë duke mos e vendosur reciprocitetin, pastaj duke larguar barrierat tregtare për materialet ndërtimore nga Serbia dhe sot me universitetin paralel serb në veri të Mitrovicës. Po del se për Albin Kurtin, në fakt, Serbia po kalojka!
Per Albin Kurtin,i cili eshte kunder “Open Ballkan”,venia e gur themelit te nje universiteti Serb ne truallin e Kosoves eshte me shume se Ballkani i Hapur”.Per Kosoven e Albinit eshte “Kosova nen Serbine”.Fjalet fluturojne veprat mbeten Albino Kurtovic.
Meso nga fjalet e urta te popullit Shqiptar:
-“Mos i shiko gunen,(fjalet),por shikoji punen,”veprat”
Tani ke te “drejte” te merresh me Goran Bregovicin dhe jo me Goran Rakicin….te perflasesh Shqipreine e te braktisesh Kosoven.
V.Vendosje gatiiitu, me ne kry Albinin drejt mitrovices paraa marrsh. Hani nji mut tek ura e Ibrit dhe dreeeejt Korces, qeeeetsohuni.
E GEZOFSHI SERBINE ME AJATOLLAH ALBINLADENOVI BOTOKSIN , DOSA OSMANOVICI, ABDIXHIKOVICI, ABAZVICIN, SALCICIN, BASHOVICIN E ILIRMUTICIN.
kontrolloni kutite qe vine nga DHIAS pordha ore HAJVANe Jane porositur nga AJATOLLAHU me vota te Fallsifikuara se PRAP do TJUA fusi deri kur TJU vijne cetniket tek dera per TJU KEPUTUR KOKEN me porosi te udbash Ajatollah Albinladenovici