Situatë kritike në Kosovë,17 persona humbin jetën nga koronavirus, 1 067 të infektuar

23 Gusht 2021, 15:32Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës raportoi se nga 7946 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 1.067 qytetarë, si dhe janë shënuar 17 raste vdekjeje nga koronavirusi, një shifër kjo shumë e lartë që nga fillimi i epidemisë.

Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive është 20.467.

Nga 20 gushti, në Kosovë po zbatohen masat e reja për frenimin e pandemisë. Festat me grumbullime masive dhe dasmat janë të ndaluara, është reduktuar orari i restoranteve dhe bareve si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi vaksinimi për qasje në një sërë ambientesh.

2 komente në “Situatë kritike në Kosovë,17 persona humbin jetën nga koronavirus, 1 067 të infektuar”

  1. Dauti says:

    He ta gezoni mullahun Al-binladen!

  2. ec aty says:

    Albibin Kurdhin, ta kapi Corona dhe mos ta leshoje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje