Michael Schumaker, historia e një legjende tashmë një dokumentar

26 Gusht 2021, 09:39Sport TEMA

Paraqitja e shkurtër për dokumentarin më të ri në Netflix ka zbuluar disa intervista të përzemërta me familjen e Michael Schumacher. Filmi do të mbajë titullin “Schumacher” dhe do të jetë i disponueshëm në platformë më 15 Shtator.

Në të do të marrin pjesë bashkëshortja e Schumacher, Corinna dhe dy fëmijët e tyre, vajza Gina dhe djali, garues në “Formula Uno”, Mick. Përveç tyre do të jenë Sebastial Vettel, Ralf Schumacher, vëllai i Michael dhe të ftuar të tjerë që bashkëpunuan me 52-vjeçarin përgjatë karrierës së tij me Benetton dhe Ferrari.

“100% e përsosur, nuk do të jetoja me asgjë më pak”, është fjalia hapëse e Schumaker nga paraqitja e shkurtër.

Video të patransmetuara më parë nga shtëpia si edhe intervista e histori të patreguara janë gjithashtu përbërëse të dokumentarit i cili u realizua në bashkëpunim me familjen e legjendës Schumacher. Ky i fundit është ende duke u trajtuar për një dëmtim të rëndë në tru që pësoi gjatë një aksidenti me ski tetë vjet më parë.

1 komente në “Michael Schumaker, historia e një legjende tashmë një dokumentar”

  1. Ura e tabakve says:

    Kur ke pare nuk te lejne me vdek edhe pse e din qe nuk bohesh mo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje