Reali gati për çmenduri, Mbappe fut në sherr drejtuesit e PSG! Prapaskenat e fundit

25 Gusht 2021, 09:46Sport TEMA

Bomba që ka ardhur sonte nga Spanja është nga ato të mëdhatë, por që në një farë mënyre pritej! Real Madrid – i cili këtë merkato ka qëndruar i palëvizur – ka vendosur që nëse do të bëhet një sakrificë e madhe, ajo do të jetë për Kylian Mbappe, objektivi tashmë i deklaruar prej dy vitesh!

Francezi ende nuk ka rinovuar dhe oferta e fundit nga familja mbretërore e Katarit prej gati 36 mln eurosh, ende nuk e ka bindur.

Ambicja e tij është të veshë fanelën “blancos” dhe nuk është thjesht çështje përfitimi ekonomik. Ardhja e Messit në Paris nuk e ka entuziazmuar siç edhe thuhet, por i është dukur si një peshë më shumë për t’i hequr vëmendjen dhe marrë skenën!

Mbappe nuk ndihet në qendër të projektit të klubit dhe nuk e konsideron më veten yllin e PSG.

Kështu që sirena e Real Madrid e tërheq gjithmonë e më shumë. Sipas “El Chiringuito”, veç ofertës së fundit prej 160 mln euro (që nga Franca bëjnë me dije se është refuzuar) Real Madrid i ka kërkuar leje PSG që të mund të negociojë me futbollistin mbi kontratën individuale të tij.

Tregu është gati të ndizet javën e fundit, me të ardhmen e shumë emrave të mëdhenj në rrezik, përfshirë Cristiano Ronaldo…

Në Francë, sakaq, ka edhe zëra që flasin se te PSG ka një përçarje, pasi drejtori teknik Leonardo është dakord për shitjen e Mbappe, kurse Al-Khelaifi nuk dëshiron të privohet nga sulmuesi francez, për të cilin pagoi 180 mln euro përpara disa vitesh duke e blerë te Monaco.

Për sheikun është çështje prestigji dhe nderi dhe humbja e Mbappe këtë merkato do të hidhte poshtë gjithçka e bërë me goditjet e mëdha nga porta në sulm (Donnarumma, Hakimi, Ramos, Ëijnaldum dhe Messi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje