Kontrata e Edinson Cavani me Manchester United do të përfundojë vitin e ardhshëm dhe ndoshta “Djajtë” nuk do ta zgjasin, pasi uruguajiani do të mbushë 35 vjeç.
Për këtë arsye – raporton ESPN – “Djajtë e Kuq” tashmë po planifikojnë një plan për të siguruar një sulmues, në mënyrë që të mos marrin pjesë në ankande verën e ardhshme…
Sipas mediave, emrat në krye të listës do të ishin Kylian Mbappe, i cili me siguri do të largohet nga PSG, Erling Haaland, Harry Kane dhe Lautaro Martinez nga Interi.