Atletja polake Maria Andrejczyk, fituese e medaljes së argjendtë në Olimpiadën e Tokios në hedhjen e shtizës, shiti në ankand medaljen e saj për të financuar një operacion zemre për një foshnje 8-muajshe.
Një rrjet supermarketesh në Poloni fitoi ankandin me ofertën prej 125 000 eurosh, duke bërë të mundur që i vogli të kryejë operacionin që do t’i shpëtojë jetën.
Më pas, ky rrjet njoftoi se do t’ia kthente sërish medaljen sportistes polake.
Ka ende shpresë për njerëzimin kur mëson se ekzistojnë njerëz të tillë si kjo kampione jo vetëm në sport por edhe në humanizëm. Të lumtë!