Plas skandali: 12 lojtarë përfshihen në orgji dhe dhunë seksuale brenda në stadium, policia nis hetimet

18 Gusht 2021, 17:21Sport TEMA

12 lojtarë të Brann, një ekip norvegjez që në luan në elitë është kryefjala e këtyre ditëve.Policia në fakt po heton një festë me “drita të kuqe” organizuar nga lojtarët në Brann Stadion në Bergen, stadiumi ku skuadra norvegjeze i luan ndeshjet në shtëpi.

“Ne nuk kemi asnjë ankesë, por bazuar në informacionin e marrë dhe hetimet e kryera besojmë se ka një bazë për të verifikuar”, – thonë hetuesit.

Gazeta lokale “Bergensavisen” zbuloi se disa lojtarë të Brann dolën për darkë të hënën, pasi fituan një miqësore dhe u argëtuan në stadium duke pirë alkool me disa vajza.

Dënimi i menaxhmentit të klubit është gati, sepse futbollistët akuzohen për shkeljen e rregullave shëndetësore të pandemisë së Covid-19 dhe rregullores së klubit.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë sanksion.Sidoqoftë, do të kishte një fakt shumë më serioz që ndodhi atë natë: një grua në fakt ka raportuar se ishte përdhunuar gjatë festimeve.

Një femër akuzon: Një lojtar i Brann më përdhunoi

Një grua e re shkoi në policinë norvegjeze për të raportuar se ishte sulmuar seksualisht gjatë festës me “drita të kuqe” organizuar nga lojtarët e Brann.

Festa seksuale do të zhvillohej si në dhomën e zhveshjes ashtu edhe në fushën e stadiumit. E reja pretendon se një lojtar në ekip ka kryer sulm seksual ndaj saj.

Sipas gazetës lokale “Bergens Tidende”, orgjia përfshiu 12 futbollistë dhe 7 vajza, ajo përfundoi vetëm në 5 të mëngjesit.

Emrat e lojtarëve të përfshirë në këtë skandal nuk janë bërë të ditur. Udhëheqja e SK Brann tashmë është pyetur nga policia, e cila po heton rastin. Klubi premtoi të ndihmojë me hetimet.

Trajneri Erik Horneland e quajti ngjarjen “të neveritshme” dhe tha se nuk do të ishte as hera e parë:

“Ne kemi marrë informacion të ri, i cili e ka komplikuar rastin.

Më vjen jashtëzakonisht keq që disa kanë kaq pak respekt për rregullat dhe për atë që ne presin nga lojtarët e këtij klubi”.

3 komente në “Plas skandali: 12 lojtarë përfshihen në orgji dhe dhunë seksuale brenda në stadium, policia nis hetimet”

  1. Neroni says:

    Kane bere seks jane kenaqur futbollistet. Orgazma deri ne mengjes.

  2. haha says:

    edhe ndeshjet nuk shiten – keta jane me ndergjegje te ndrydhme
    kurvat pa orientim

  3. Durrsaku says:

    Vendet skandinave njifen ne dukje si vende me “kulture”.Por si pas te dhenave njhen si pijanec dhe shume violent karshi grave.Nga studimet perdorimi i alkolit dhe violenca vjen per shak se jane popuj depresiv (marrin medikamente antidepresive) ne erresire dhe te inoliare ne dimer.Ky qytet mban rekordin ( nuk me kujtohet viti)ku dielli ne 30 dite nendori u duk vetem 20 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje