Fillimisht një goditje me kokë e më pas gushte fytyrës ndaj shokut të skuadrës.
Momente çmendurie të futbollistit Markao, mbrojtës i Galatasaray i cili në minutën e 61 të sfidës kundër Giresunspor goditi disa herë shokun e tij të ekipit Akturk-ollu.
Pasi pa episodin në VAR arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq.
Futbollisti Markao do të përballet me një pezullim të gjatë për këtë veprim nga 5 deri në 10 ndeshje.