PSG ka kryer një merkato fantastike deri tani. Klubi francez nuk e ka fituar kurrë trofeun e Champions League, dhe ky sezon shihet si i duhuri për të realizuar ëndrrën e madhe, sidomos pas zbarkimit në kryeqytetin francez të emrave si Leo Messi, Sergio Ramos Gigio Donnarumma apo Achraf Hakimi.
Trajneri Pochettino dhe tifozët janë të lumtur me goditjet e klubit në merkato, teksa drejtuesit janë fokusuar te rinovimi me Kylian Mbappe. Ylli i sulmit ka edhe një vit kontratë, deri tani ka refuzuar ofertat e PSG-së, teksa Real Madrid po pret ta marrë falas verën e ardhshme.
Nasser Al-Khelaifi nuk është dorëzuar dhe ka përgatitur ofertën e radhës, që e zbulojnë në Francë. Le Sport shkruan se presidenti i PSG-së i ofron 22-vjeçarit francez një rrogë prej 36 milion eurosh në sezon për të rinovuar, pra 1 milion euro më shumë se rroga vjetore e Leo Messit.
Keto jane pislleqet e Florentino Perez , pasi deshtoi ikonomikisht te jape zgjidhje gjendjes se veshtire te krijuar nga nje megalomani , por dhe demeve te krijuara nga covid 19 me stadiumet e mbyllura , vendosi te godiste mbas shpine me thike UEFA-n , duke u joshur nga Banka amerikane Morgan – Stanley , duke u perpjekur te formoje Super Liga-n Europiane , ku ne fakt nuk eshte gje tjeter vec marje para kash nga Banka amerikane dhe sigurisht heqia nga UEFA te te drejtave te transmetimeve te ndeshjeve te Super Liges se re tani kerkon ne menyre te paskrupull te mare lojtare me parameter 0 , te tille pune te ndyre beri dhe me mbrojtesin anesor , ose qendermbrojtesin e Bayernit te Mynyhut David Alaba ….te njejte gje ben dhe me kilian Embape ……dhe sa te firmosin per realin u vendos klauzolen 400 ose 500 milion …..kujton Perez se vetem ai eshte i zgjuar , te gjithe hane bar dhe vetem klubet spanjolle kane intuita …..keto nuk jane intuita por zvaritje te nje neperke ….ti po e do lojtarin , shkon dhe ben bisedime me Klubin parizian , vendos cmimin qe ke rene dakort te japesh , dhe cdo gje shkon me ligjin , asnje nuk te ndalon te sillesh ne menyre korekte dhe me transparence …….por jo , Reali , dhe kur them Reali mbrapa Realit fshihet deshtaku Perez ….vendos te “rembeje “lojtare te prefences ne menyra te pista ……
Reali edhe pse flitet per nje oferte diku te 120 -150 milion euro , nuk eshte bere asnje oferte konkrete drejt klubit te famshem te Paris Saint Germain , jane te gjitha trillime te Realit dhe personalisht te Presidentit te saj , qe kerkon te mbledhi reth vetes lojtare te famshem me parameter 0…..