Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i Laçit

16 Gusht 2021, 11:02Sport TEMA

Shpëtim Duro nuk do të drejtojë më skuadrën e Laçit. Pasi arriti të kalonte dy ture, si asnjëherë tjetër në historinë e kurbinasve dhe u eliminua në turin e tretë nga Anderlecht, trajneri vendosi të mbyllte aventurën në stolin bardhezi.

Duro mori drejtimin e Laçit pas fillimit të sezonit të kaluar, kur nga kurbinasit u largua Armando Cungu si rrjedhojë e mungesës së rezultateve.

Ai arriti ta kthente në garë për titullin kampion ekipin, por në fund mbylli sezonin pa trofe. Eksperienca e tij te Laçi mund të cilësohet shumë e suksesshme duke llogaritur se ai arriti të drejtonte kurbinasit për herë të parë në historinë e tyre drejt turit të tretë të një kompeticioni ndërkombëtar, duke u eliminuar vetëm nga një emër i madh si Anderlehti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje