Bota e futbollit është në zi. Gerd Muller, ish-sulmuesi dhe simbol i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane, ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 75 -vjeçare për shkak të Alzhaimer . Pak muaj më parë, bashkëshortja e tij, Uschi, në një intervistë për mediat gjermane pohoi me keqardhje se i mbiquajturi “der bomber” po i afrohet fundit.
“Ai qëndron në shtrat gati 24 orë në ditë, ka vetëm momente të rralla zgjimi. Është bukur kur hap pak sytë. Ndonjëherë ai mund të thotë po ose jo, duke lëvizur qerpikët. Gerdi fle, duke pritur fundin.” Ishte komenti i Uschi-s, bashkëshortes gjermane.
Megjithatë ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 1970, ka dhe një histori dashurie me Shqipërinë. Një histori e pabesushme, ishte dhjetori i viti 1967 kur Gjermania mbërriti në Shqipëri për të luajtur eleminatoret e Europianit “Itali 1968”. Gjermania e asaj kohe do të mbetej jashtë, pas barazimit 0-0.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesja e Gjermanisë ishte akomoduar në vendin më luksoz për kohën, atë të hotel Dajtit. Këtu nis dhe historia e dashurisë së Muller me një punonjëse të hotelit, që kronikat e mëvonshme e paraqesin me emrin Hojna.Një episod i jashtëzakonshëm për kohën. Fjalët e pëshpëritjet mes rinisë kryeqytetase u përhapën shpejt dhe ndjenja mes dy të rinjve, doli rrugëve të Tiranës.
Rastësia është mbret i botës, e katër vite më vonë Shqipëria do të luane dhe një herë ndaj Gjermanisë Perëndimore. Takimi luhej për kualifikueset e Europianit “Belgjikë 1972”. Gjermania akomodohet edhe një herë në hotel Dajti, ndërsa në atë ndeshje Muller shënoi golin e vetëm të takimit, ndoshta mund të ketë qenë i frymëzuar nën shoqërinë e Hojnës, ndoshta…
Muller e ka të pamundur të kthehet në Shqipëri si vizitor i thjeshtë, hyrja në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë ishte një privilegj vetëm për ata persona që kishin motive diplomatike. Këtu përfundojnë edhe kontaktet e sulmuesit gjerman me punonjësen e Dajtit që kishte fituar zemrën e sulmuesit më të fortë në Europë.
Megjithatë shpresa nuk shuhet dhe në vitin 1985 Flamurtari i Vlorës fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Kupën e Kupave dhe shorti e vë përballë finlandezëve të HJK Helsinki. Pak ditë pas shortit në zyrat e klubit finlandez, mbërrin një kërkesë e veçantë. Gerd Muller kërkon të bashkohet me skuadrën pavarësisht se kishte katër vjet që kishte varur këpucët në gozhdë.
“Dua një kontratë vetëm për një ndeshje. Vij me ju në Shqipëri për t’u takuar me të dashurën time…” Është Gerd Muller. Kërkesa e ish-kampionit pritet me habi nga drejtuesit e klubit finlandez, por që refuzohet.
Pavarësisht se në Shqipëri kishte filluar të frynte një erë ndryshimi (diktatori Hoxha ishte ndarë nga jeta në prill të atij viti) situata ishte e përafërt me atë të vitit 1971, kur Muller kishte shkelur për herë të fundit në tokën shqiptare.
Kërkesa refuzohet dhe tratativa Muller HJK dokumentohet nga gazeta finlandeze Iltalehti. Të paktën deri pas ndërrimit të regjimeve Gerd Muller e pati të pamundur të hiqte fiksimin e tij të vjetër, takimin me Hojnën e hotel Dajti-t.(SS)
Kush eshte kjo goce e dashuruar me Mylerin e famshëm? Na bete kurioz. Ata shkonin ne shume hotele dhe njiheshin me shume vajza e shume nga keto dashuroheshin por ngjarja mbetet interesante gjithsesi duke menduar se ishte e ndaluar te lidheshe me te huaj ne ate kohe.
Pa tjetër ka qënë oficere e sigurimit. Orientimet kan qën nga gjermano lindorët që kishin agjeturën më të fuqishme në gjithë kampin socialist.
Normal qe ishte e ndaluar te lidheshe me te huaj ne ate kohe.
Kishte nacionalizem, patriotizem dhe krenari kombetare.
Mbi te gjithe kishte shtet.
Edhe pse Muller ishte i vecante si nje nder futbollistet me te medhenj te gjithe kohrave.
Ndoshta nje perjashtim duhet te ishte bere per te.
Dashuria e ?
Mos u mundo te gjesh anen e genjeshtres ….eshte kaq e rendomte sa qe nuk u tregohet as femijeve …..une di te them qe dikush , nje tifoz , besoj i Byernit te Mynyhut , ne nje ndeshje ne Tirane , shkoi dhe perqafoj Karl Heinz Rummeniggen …….me vone hengri drurin e jetes nga organet e sigurimit te shtetit , dhe tani na trillojne dashurine e Hojnes …..kur dihet boterisht qe ne Tirane skuadrat gjermane si ato kombetare ashtu dhe klubet nuk rinin dy dite ne Shqiperi , dhe ne keto dy dite hariti Hojnes te dashuroj Gertinm ???? Mjekesia ngre duart lart per disa gazetare te Mero Bazes ……..
Uran, ai tifozi qe perqafoi Rumenigen u fut ne fushe kur po behej nxjemja para ndeshjes dhe gjermani ka reaguar me neveri. Kaperceu serish gardhin dhe u fshe nder tifoze. Luhej ndeshja Shqiperi – Gjermani perendimore ( 1-2).
Ishte e rralle qe nje tifoz te futej ne fushe, sidomos ne ndeshjet nderkombetare kur gjysma e biletave shiteshin me autorizim, dmth pothuaj dihej perberja e stadiumit me emer mbiemer.
Ngjarje me te vertet e bukur qe te emocionon…Per brezat e sportdashesve dhe tifozeve shqiptare te futbollit qe u ka takuar ta ndjekin yllin e futbollit gjerman, informacione te tilla nuk mund te kalojne pa shkaktuar ndjesi te kendshme…
Paska bo sex me pastruesen e hotelit….p….i omel tironse…..qejf….ta dinte xhaxhi ja shkulte picken kesaj….kurve!
Injorant i neveritshem
Ah mer Lazi na kishte marre malli
Nga shtatori ndoshta do jem ne Elbasan, sa do kisha pase deshire te te takoja
Ke lajme nga Mustafa hajvani, kacarrumi qe kishte be ndermend te arratisesh me balone tabake
Jave te mvare o Llazi
Te fala dhe TV SKAMPES
DASHURI LESHI…SOT ZBRITI NGA AVIONI.NESER U NIS PRAP…KA DASH ME SHFRY TOPET DHE KAQ…
PERSe nuk lexoni o te marre , Gerd Muller ishte I martuar ne 1967 me gruan qe e pati deri ne fund.