Peceta e përdorur nga futbollisti Lionel Messi për të fshirë lotët në konferencë me rastin e largimit nga FC Barcelona ka dalë në ankand. Njoftimi u shfaq të Premten, 13 Gusht në platformën Mercado Libre.
Çmimi i kësaj pecete me lotët e Lionel Messit i cili është 6 herë fitues i Topit të Artë, është 1 milion Dollarë.
FC Barcelona njoftoi largimin e Messit më 5 Gusht. Ekipi nuk ishte në gjendje të bënte një kontratë të re me lojtarin për shkak të rregullave financiare të kampionatit spanjoll.
Më vonë, më 8 Gusht, në një konferencë për shtyp, Messi, duke folur për largimin nga skuadra, nuk mundi të përmbajë emocionet e tij dhe shpërtheu në lot ku u shpreh se bëri çmos për të qëndruar në klub.
Më 11 Gusht, klubi francez i futbollit Paris Saint-Germain njoftoi se Messi ishte bërë lojtari i ri i skuadrës. Kontrata me argjentinasin 34-vjeçar është për dy sezone me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër-deri në Qershor 2024. PSG është gati t’i sigurojë sulmuesit një pagë prej rreth 35 € milion në sezon.
Në të njëjtën ditë, futbollisti njoftoi se do të përgatitej me zell për ndeshjen e tij të parë për Paris Saint-Germain.
Ka budallenj plot. Qe do blejn letren me qyrret e Messit
Po kur pjerdh, a shitet pordha e Mesit? Se tani edhe mutin e Mesit do e nxjerrin ne shitje.Njerzimi shkoi per lesh….
Ka munsi ta blen politikanet Shqiptare per te fshie lotet per Afganistaneset se shteti Shqiptare e ka ndertue prefekt tani do ndertone Afghanistani
Allah, allah……larg qoftë nxjerrin në ankand brekët e palara të Mesit, një zot e di se sa do ti shkojë çmimi nga budallenjtë, trapat, kokëloqet dhe hajvanët e kësajë toke….
Zoti na ruajt…..???