Futbolli anglez nisi, e bashkë me të edhe dhuna. Tifozët e Manchester United dhe ata të Leeds United u përleshen para nisjes se sfidës.
Karrige dhe kosha plehrash u përdorën gjatë përplasjes, ndërsa kjo solli shqetësim te qytetarët në qytetin e Manchester.
Midis të dyja tifozerive ka rivalitet të madh. Policia e Manchester kishte marre masat për shmangien e përplajeve të medha, por në rrugët e qytetit pati incidente.
Arrestime nuk janë bërë, por hetime për incidentet kanë nisur. Rreth 70 mijë fansa ishin në stadiumin “Old Trafford” në sfidën që pëëfundoi 5-1 për “Djajtë e kuq”.