“Ne dhe tifozët jemi në zi”, Bayern Munchen vajton humbjen e Gerd Muller

15 Gusht 2021, 15:03Sport TEMA
“Ne dhe tifozët jemi në zi”, Bayern Munchen vajton humbjen

Gerd Muller e mbajti veshur fanellën e Bayern Munchen për 15 sezone radhazi (1964-1979), periudhë gjatë së cilës shënoi 398 gola në 453 ndeshje.

Ish-sulmuesi unik, i cili fitoi 14 trofe me skuadrën bavareze, u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një beteje 6-vjeçare me sëmundjen e Alzheimerit.

Futbolli gjerman në zi, teksa kampionët në fuqi kanë reaguar me një postim në faqen zyrtare në lidhje me humbjen e Muller.

“Bayern Munchen dhe të gjithë tifozët tanë mbajnë zi për Gerd Muller, i cili humbi jetën sot në mëngjes në moshën 75-vjeçare“, lexohet në komunikatën zyrtare të rekordmenëve të futbollit gjerman.

 

 

1 komente në ““Ne dhe tifozët jemi në zi”, Bayern Munchen vajton humbjen e Gerd Muller”

  1. sportedshesi says:

    Respekt per “bishen” gjermane.Gerd Myler ishte ku ishte goli ,lojtari qe realizoi 13 gola ne Campionatin Boteror te 74.Emri i tij eshte i gdhendur ne futbollin Gjerman si nje nga yjet e saj.
    U prefte ne paqe legjenda e futbollit Gjerman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje